Afrimi i festave të fundvitit rrit dhe fluksin e hyrje- daljeve në çdo Pikë të Kalimit Kufitar.

Strukturat e Administratës Doganore Shqiptare janë në funksionon 24 orë në 7 ditë, në shërbim të qytetarëve dhe biznesit.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me të gjithë kryetarët e Degëve Doganore të vendit, ku u njoh nga afër me punën.

Gazheli kërkoi angazhim të shtuar gjatë kësaj periudhe, cilësi në shërbimin ndaj operatorëve ekonomikë dhe perfomancës të lartë të çdo punonjësi të Administratës Doganore.