Nga Ilir Demalia
Dëgjoj vazhdimisht në studiot televizive të Tallavasë mediatike, se: Donald Trump ka 38 akuza dhe është i lirë. Në krye të këtij “argumeti” të televonelës së “heroit” Sali Berisha në luftën kundër “komunizmit” “diktaturës” si i vetmi përfaqsues i denjë i trashëgimisë komunisto-bajraktariste si formim dhe praktik, janë çeta politike e Saliut, dhe llastiqet-palestineze të Syrit_Vigjilent të Qim-Zenit.
Pse nuk qëndron ky krahasim që sillet si argument?!
Presidenti i SHBA i është përgjigjur të gjitha thirrjeve të gjykatave dhe më 24 gusht 2023, shkoi me këmbët e veta duke u paraqitur në Burgun e Fulton County ne Atlanta Georgia, për t’ju marrë shenjat e gishtave dhe fotografia si i pandehur për cështjen e zgjedhjeve në 2022 në Atlanta e po kështu në New York e me radhë.
Pra përtej retorikës politike die bla-bla-blave të Donald Trump se po ndiqet si i “persekutuar” politik, vendimeve të gjykatave i përgjigjet si Çeçua se e di çfarë e pret megjithëse ka sëpaku 40 milion përkrahës Trumpistë.
Berisha prej 30 vjetësh ka bërë CUBIN bajraktaro-klanor ku nuk i është përgjigjur asnjëherë thirrjeve të drejtësisë. Duke jetuar në delusional-mind të delirit-neurotik, se ky është përmbysësi i komunizmit, kur në të vërtetë është i vetmi communist që sillet vërdallë dhe nuk pushon 24/7 në banak në banak të Tallavasë-Mediatike. Qahet se media është e kapur nga Rama, tregon jo vetëm gjëndjen e mjerë të këtij njeriu, por edhe mjerimin që ka shoqëruar këtë parti tashmë ngelur një çetë Haxhiqamiliste e shek XXI që bën luftë megjithë botën në një çfaqje që as tragjikomizëm nuk është më. Por vetëm raskapotje neveritëse.
Rithemelimi apo PD tashmë ka haper portat për vakinë e një kufome të pashpresë për rigjenerim, sepse Berisha dhe kushdo pranë tij, nuk pranuan për të kuptuar realitetin se jetuan në një gënjeshtër që duke e përsëritur për 30 vjet mendojnë se është e vërtetë.
Genjeshtra është se Saliu me takëmin e tij, as nuk kanë rrëzuar komunizmin, por në të kundërt, vetë Saliu ishte sekretar i partisë me teserën në xhep, dhe të gjithë rreth tij vinin ose nga nomenklatura ideologjike si Instituai Studimeve të Marksizëm Leninizmit, ose nga Komiteti Qëndror, apo katedrat univeristare të lendës Marksizmit apo ekonomise politike të socializmit dhe nëndetset e Trungut Kallzimeve bashkëpunëtorët e Sigurimit. Kjo është arsyeja që kjo lloj reference e Saliut çetës tij sot, nuk ngjit së nuk ka të vërtetë dhe kanë kaluar 33 vjet me këtë retorikë që e ka bërë këtë parti një BUNKER, si ato Bunkeret e komunizmit që do mbronin Shqipërinë nga çdo sulm i mundëshëm i imperializmit dhe revizionizmit botëror.
Thënë këtë, kjo parti nuk mundi as të prodhojë reforma, as të sjellë ide, as besueshmeri, për arsye. Kjo parti si kjo PD si koj sot dhe dje PS, kanë menduar vetëm të genjejnë me demagogi dhe propgandë dhe t’kurrur aq keq sa nuk kanë më as një fije morali që ti besojë kush përpos militantëve trushpëlarë os inkriminuar me pushtet e tyre në korruption dhe përfitimeve.
Mendoj se rasti Berisha do të jetë fillimi i fundit të një etape të politikës korruptive/kriminale 33 vjeçare të Shqipërisë. Nuk do të jetë rrugë e shkurtër dhe e shpejtë, por e gjatë die e mundimëshme qe do ti raskapisë dhe më tej shqiptarët deri kur të pritet kjo nyje gordiane e krimit me politikën si fuqi politike e vendit për mbajtjen e kësaj kaste politike.