Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese.

Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.