Përpara pak ditësh, UEFA publikoi listën e 10 golave më të bukur të kualifikueseve të Europianit, teksa hapi votimet për të zgjedhur më të bukurin.

Ndër to ishin dhe dy gola të Kombëtares shqiptare, ai i Kristjan Asllanit ndaj Ishujve Faroe dhe ai i Jasir Asanit kundër Polonisë në “Air Albania”.

Sulmuesi i djathtë kuqezi mori vendin e dytë me vota, ndërsa mesfushori elbasanas plotësoi podiumin në vendin e tretë, me të dy ata që lanë pas emra të njohur si Kilian Mbape, Leandro Trosard dhe Bukajo Sakamm, që nuk shkuan më shumë se vendet 7,9 dhe 10.

Sa i përket çmimit “Goli më i Bukur”, ai u fitua nga futbollisti i Kazakistanit, Askhat Takibergen, me golin e tij kundër Danimarkës.