Përveç tymyeseve të hedhura në Kuvend, grupi i Bardhit dhe Berishës ka tentuar edhe të ushtrojë dhunë ndaj deputetëve socialistë.

Teksa po fliste deputeti socialist Petro Koçi, Gazment Bardhi shkoi për t’i fikur mikrofonin.

Ndërsa deputeti Edi Paloka i afrohet pas këtij momenti dhe tenton ta godasë siç shihet edhe në pamjet e transmetuara nga Kuvendi.