Në një kohë që Berisha po i vë flakën sallës së seancave në përpjekje për të shpëtuar nga prangat e SPAK, jo shumë kohë më parë, ai i dënonte këto veprime.
Berisha e cilëson dhunën të papranueshme. Ai siguronte se kurrë nuk do të bënte këto veprime kundër asaj që ai e quante tempullin qendror të shtetit. Por faktet flasin vetë, pasi gjatë gjithë kësaj periudhe, opozita ka tentuar të bllokojë punimet e Kuvendit duke ndezur zjarr dhe hedhur gaz lotsjellës për të mbrojtur imunitetin e Berishës i cili akuzohet për korrupsion.