Ndërsa na ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha, ka nisur dhe grumbullimi i parë i deputetëve të opozitës.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa, deputeti Flamur Noka, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi po shkojnë drejt ambienteve të jashtme të Kryesisë, ku do të mbahet protesta.
Ndërsa nga ana tjetër edhe prokurorët e SPAK kanë mbërritur në Kryesi, ku do të mblidhet Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.