Në Gjykatën e Lartë po zhvillohet sot seanca për rekursin që grupimi i Rithemelimit i Sali Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina.
Paralelisht me seancën një grup i vogël militantësh protestuan për gati 1 orë para Gjykatës së Lartë duke bllokuar dhe rrugën para gjykatës. Ka qenë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i cili i ka kërkuar deputetit të Rithemelimit, Flamur Nokës që të lirojnë rrugën.
Berisha u ul me protestuesit e tjerë para gjykatës dhe më pas u largua, fillimisht ndaloi para PS dhe më pas nisi rrugën drejt selisë së Rithemeimi
Berisha po përgatitet për arrestin në shtëpi.
“Sot nisim kapitull të ri’ u tha ai grupit të militantëve që e shoqëruan deri tek selia
Për shkak të bllokimit të një prej akseve me të qarkullueshme në kryeqytet, u krijua një trafik i rënduar.
Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD zyrtare.