Hirving Lozano kaloi katër sezone te Napoli, klub nga i cili u largua me polemika. Sulmuesi meksikan i dha fund aventurës italiane në shtator dhe vendosi të rikthehej te PSV. Aty ku ka rigjetur formën e tij më të mirë, ndërkohë që skuadra holandeze po “fluturon” në Eredivisie dhe Champions League. Lozano i është rikthyer eksperiencës napolitane, duke theksuar ka vuajtur pafund gjatë periudhës që ishte Gattuso trajner (2019-2021).
“Gattuso nuk më njihte dhe as që e dinte se në çfarë pozicioni luaja. Si futbollist, kur përjeton momente të tilla ti mendon: ‘Gjërat nuk po shkojnë mirë këtu’. Në fakt, unë isha gjithmonë në pankinë me Gattuson. Ka qenë një vit i tmerrshëm. Qanim shumë me gruan time nga dëshpërimi.
Sepse kur e di që je më i mirë se të tjerët dhe nuk të japin një shans, atëherë ti vazhdimisht pyet veten se pse ndodh kështu. Gjatë vitit të parë nuk biseduam kurrë me njëri-tjetrin, më pas ai nisi të bëhej pak më i afrueshëm”, kujton 28-vjeçari.