Vrasja e Liridona Ademi Murseli dhe mënyra si është kryer ka tronditur mbarë opinionin publik jo vetëm në Kosovë pro edhe në Shqipëri.
Policia e Kosovës ka arrestuar deri në këto momente bashkëshortin, Naim Murseli i cili akuzohet se ka porositur vrasjen për 30 mijë euro, dorasin Granit Plavën si dhe Kushtrim Kallakun, nipin e Naimit pasi akuzohet se ka bashkëpunuar në këtë krim.
Ngjarja e rëndë u shënua më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të Kosovës. Atë natë Murseli kishte rrëfyer në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje teksa kishte qenë në makinë me Liridonën dhe fëmijët, por hetimet dhe provat çuan në një pistë tjetër.
Dhe më 1 dhjetor, pak orë pas ceremonisë mortore të Liridona Murselit, u njoftua arrestimi i Naimit.
Murseli mori pjesë edhe në ceremoninë e varrimit të Liridonës që u krye në fshatin e tij. Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të të njëjtit, familjarët e tij raportuan se kanë anuluar të pamen.
“Shoke dhe miqe pèr shkaqe familjare me keq ardhje e bejm anulimin e te pames i falenderoje gjithe pjesnarrje ne vorrim” , shkroi mbrëmë prindi i naim murselit në rrjetet sociale.
Vrasja ka shokuar tre familjet, Murselin, Kallakun por dhe Ademin marrëdhëniet e të cilave nuk do të jenë më kurrë si më parë.
Gazeta në Kosovë Sinjali ka mësuar se me tu anuluar e pamja, prindërit e Naim Murselit kanë vendosur të kthehen në Suedi.
Vëllai i Kushtrim Kokallës, Kanoni duke folur për median kosovare ka thënë se ndjehet i shokuar nga zhvillimet e fundit, duke thënë se vëllai i tij është i pafajshëm.
Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po n’a duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send” ka thënë Kanon Kokalla për Indeksonline.
Ndërkohë shenja e ‘çarjes së fortë’ mes dy familjeve Murseli dhe Ademi është shfaqur
Vëllai I Liridonës, Liridon në një postim në facebook I ra kryq mbiemrit të Murselit.
Në mediat kosovare, shkruhet se Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit i cili ishte bashkëshorti i viktimës, ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e gruas te i dyshuari Granit Plava.
Edhe ky i fundit ka pranuar se për të kryer vrasjen Murseli i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim të vrasjes së gruas së tij.
Burime të “Betimi për Drejtësi” bënë të ditur dje se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit Plava, 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.