Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbërritur në burgun e Peqinit ku ndodhi ngjarja e rëndë ku mbeti i vdekur i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Lleshi dhe u plagos Ilir Xhakja.
Dyshohet se autori është Sokol Mjacaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2 turistëve çekë në vitin 2015.

Vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit, i dënuari për jetë Sokol Mjacaj ekzekuton Arben Lleshin! Arma iu dërgua me dron! Plagoset Ilir Xhakja.

Së bashku me ministrin Manja, në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.