Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt në një konferencën “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, rrëmbimit dhe më pas vrasjen e 14-vjeçares në Shkup.
Kurti ka thënë se “vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj” dhe “rrëmbimi i 14 vjeçares” në Shkup kanë renduar mendjet dhe zemrat e të gjithëve, shkruajnë mediat kosovare.
Më tej kreu i qeverisë së Kosovës ka thënë se porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridona Ademajt janë kapur e vënë prapa hekurave, por thotë se vetëm arrestimi nuk mjafton.
Kurti ka thënë se Gjykatat duhet t’i trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe se duhet dënim meritor.
“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe kidnapimi dhe vrasja e 14 vjecare ne Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa grilave. Policia syçelë si kurrë njëherë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por s’po mjafton vetëm arrestimi. Sepse ata po e dinë që ka raste të të ngjashme e jo të pakta, kur kriminelët lirohen e veprat po përsëriten edhe më rëndë se herën e parë. Kemi nevoje që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë”, ka thënë Kurti.