Megjithse shumë nuk do ta besonin si të vërtetë, një zbutës i njohur gjarpërinjsh në Malajzi ka qëndruar njëherë 40 ditë në një dhomë me më shumë se 200 gjarpërinj kobra.
Në një kohë kur njerëzit tremben nga një merimangë që mund te gjejnë në banjë, Ali Khan Samsudin u bë i famshëm duke kryer arritjen e guximshme me qindra zvarranikë, duke përfshirë gjarpërinj e akrepë. “Ngazëllyesi malajzian i gjarpërinjve” qëndroi 12 orë në ditë për 40 ditë, i mbyllur në një dhomë të vogël me kobrat helmuese. Sfida që ai kreu në vitet1990-të i dha pseudonimin “Mbret i gjarpërinjve”, teksa arrinte deri aty sa të puthte herë pas here zvarranikët vrasës.
Në vitin 1997, Samsudin fitoi rekordin Guinness kur e mbylli veten në një kuti të drunjtë me 6,000 akrepë për tri javë. Gjatë karrierës së tij, zbutësi ka parë shumë herë të kafshohet nga gjarpërinjtë, duke marrë plagosjen e parë nga kobra kur ishte vetëm 21 vjeç – ndërsa gjatë gjithë jetës thotë se është kafshuar nga helmuesit më shumë se 100 herë. Dhe në fakt një kafshim i tillë në vitin 2006 rezultoi goditja finale për performuesin e guximshëm.
Samsudin vdiq pas një kafshimi në dorën e majtë nga një kobra teksa po performonte për publikun në Kuala Lumpur. Biri i tij Amjad Khan, tha se babai nuk u shqetësuar për kafshimin pasi i kishte ndodhur shumë herë të tjera. Por gjendja e Samsudin ishte përkeqësuar në ditët në vijim, derisa u shtrua në spital ku më vonë ndërroi jetë. Khan po ndjek tashmë hapat e të atit, teksa thotë: “Zbutja e gjarpërinjve është një zanat që e kemi kaluar në pesë gjenerata. Ne nuk mund të imagjinojmë një profesion tjetër”. Khan thotë se pas vdekjes së të atit është frikësuar për punën me gjarpërinjtë.
“Ishte një goditje e rëndë për ne pasi babai ishte vetëm 48 vjeç kur vdiq,” tha ai për rrjetin Free Malaysia Today. “Ai na kishte çuar dhe jashtë shtetit me shfaqjen tonë të gjarpërinive, pasi gjyshi im Dastagir Hussein dhe stërgjyshi Maulana Khan ishin bërë të famshëm në vend me numrat e tyre me gjarpërinj.” Khan thotë se u bind të vazhdonte zanatin e të atit nga të afërmit pas vdekjes së tij, sidomos pas vdekjes së papritur të nënës Mau Boh Bee. “Ajo më tha se babai nuk do të prehet në paqe nëse unë nuk e vazhdoj traditën, dhe unë u binda më në fund pasi e dija se familja ime kishte bërë histori me shfaqjet e guximshme”, thotë i riu.