Astronautët e NASA-s gjejnë domaten e parë që është rritur në hapësirë, pasi kishte humbur para 8 muajsh.
Zhdukja e domates konsiderohej si një nga misteret më të mëdha të universit. Por jo më, pasi këtë javë u njoftua gjetja e saj nga shtatë astronautët e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, pjesë e NASA.
“Ne kemi gjetur diçka që shumë kolegë e kanë kërkuar për një kohë të gjatë”, u shpreh astronauti Jasmin Moghbeli.
Mbjellja e disa rrënjëve domate në planetin Mars, u realizua si pjesë e një eksperimenti të NASA-s për të rritur prodhimet bujqësore, në funksion të misioneve të së ardhmes në hapsirë.
Pasi domatja ishte rritur në hapsirë, astronauti amerikan Frank Rubio, i cili mban rekordin për fluturimin më të gjatë në hapësirë me 370 ditë, e kishte këputur nga bima dhe e kishte vendosur në një qese të vogël.
“Unë mendoja se e kisha futur qesen me domaten brenda saj në çantë për t’u a treguar studentëve të mi zhvillimin e saj, por gabova sepse nuk e kisha vënë re që qesja kishte rënë”, u shpreh astronauti Rubio. Rubio kishte kaluar rreth 18-20 orë duke kërkuar për domaten në Mars dhe më pas ishte dorëzuar me pretekstin se objekti ishte shkatërruar.
Shkencëtarët argumentuan se për shkak të natyrës fizike të hapësirës, çdo objekt që lihet i lirë, ka të ngjarë të pluskojë dhe jo të shkatërrohet. Megjithëse ka pikëpyetje të shumta mbi këtë çështje, astronautët e cilësojnë gjetjen e domates si arritje, ndërsa do ti nënshtrohet egzaminimeve të mëtejshme për të provuar sesi ka arritur të mbijetojë për një kohë të gjatë në hapsirë.