E dashura e prezantuesit radio, DJ Mehmet Koray Alpergin raportohet se është fshehur në Stamboll, pasi refuzoi të jepte dëshminë e saj në gjyqin e dy vrasësve të dyshuar te te dashurit te saj në Britani.
34 vjeçarja Gozde Dalbudak, u rrah dhe u mbyll në një tualet për dy ditë pasi ajo dhe viktima 43 vjeçar Alpergin, u morën peng jashtë shtëpisë së tyre në Londër .
Familja e të dashurit të saj prezantues e DJ raportohet se janë shtangur që Dalbudak u largua drejt Turqisë dy ditë para funeralit të tij.
Në gjykatën ne Britani u tha se ajo refuzonte të dëshmonte kundër të akuzuarve për torturën e vrasjen Alpergin si dhe për pengmarrjen e saj prej tyre.
Modelja tha se nuk jepte dëshmi pasi ishte e ‘traumatizuar’ nga ajo që kishte kaluar dhe nuk dëshironte të kthehej në Londër, shkruan rrjeti britanik MailOnline.
Një burim i çështjes tha: “Ajo dha deklaratën e saj në polici pas ngjarjes por mezi priste të shkonte në shtëpi te familjarët. Ajo e di se asgjë nuk mund të rikthejë Koray. Nuk donte të fliste dhe donte të linte gjithçka prapa”.
Tashmë zonjusha Dalbudak dhe familjarët e saj në Turqi kanë mbyllur rrjetet e tyre sociale pas vrasjes makabre të zotit Alpergin në Londër, i cili shoqërohej shpesh me persona të famshëm si P.Diddy, kuzhinierin e famshëm turk në Londër Salt Bae dhe reperin Stefflon Don.
Zonjusha Dalbudak shoqërohej prej një viti me Alpergin, i cili zotëronte stacionin radio Bizim FM në Londër.
Babai i viktimës Alpergin, Tuncay, i cili menaxhon një restorant në Londër tha se Toprak nuk kishte kontaktuar me familjen e tij.
Gjatë gjyqit të vrasjes prokurorët thanë se ‘DJ’ ishte viktimë e krimit të organizuar të lidhur me drogat.
Ata supozonin se Koray Alpergin ishte marrë peng e torturuar për diçka që kishte bërë ose diçka që dinte, ndoshta vendndodhje të parave ose drogave.
Zonjusha Dalbudak është kthyer në Turqi në 21 tetor 2022.
Ajo ka qenë në kontakt telefonik me policinë britanike por nuk është kthyer më.
Çifti ishin marrë peng një vit më parë teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre në Enfield, në veri të Londrës, kur pengmarrësit rrethuan makinën e tyre Audi.
Pengmarrësit që ishin turq e britanike, i detyruan të futeshin në një furgon dhe më pas i dërguan në ‘ Ezgi Turku Bar’, pranë stadiumit të Tottenham Hotspur.
Zoti Alpergin ishte rrahur mbytur e torturuar, ndërsa zonjusha Dalbudak ishte mbyllur në një tualet të pisët pasi ishte goditur nga pengmarrësit.
Pas 48 orësh ajo ishte liruar prej tyre duke u lënë në rrugë me shenja plagësh në fytyrë.
Ndërkohë gjykata ka shpallur fajtorë 33 vjeçarin Tejean Kennedy, dhe 26 vjeçarin Ali Kavak, për pengmarrjen e dhe vrasjen nga pakujdesia Alpergin, si dhe pengmarrjen e Dalbudak
Dy të tjerë janë shpallur fajtorë për ndihmë në ngjarje dhe pritet të dënohen së shpejti.