Sivjet, Kina ka kapërcyer ndikimet nga fatkeqësitë natyrore dhe kushte të tjera të pafavorshme, duke siguruar një rekord të ri në prodhimin e drithërave, një rritje relativisht të shpejtë të të ardhurave të fermerëve dhe harmoni e qëndrueshmëri në zonat rurale . Viti i ardhshëm paraqet sfida të karakterit shumëplanësh ndaj po punohet në disa drejtime , si do të garantohet prodhimi i drithërave dhe i produkteve kryesore bujqësore, duke stabilizuar sipërfaqen e mbjellë, duke ngritur rendimentin dhe duke kryer punën e parandalimit e të ndihmës në rast fatkeqësishnatyrore, për të siguruar që prodhimi i drithërave të qëndrojë mbi nivelin e 650 miliardë kilogramëve në vitin 2024.

Do të ngrihet efektshmëria e zbutjes së varfërisë nëpërmjet zhvillimit industrial dhe punësimit, duke nxitur krijimin e mekanizmit përkatës për banorët ruralë me të ardhura të ulëta.
Po ashtu, do të ndërmerren veprime për shtimin e të ardhurave të bujqve, do të përmirësohen struktura industriale e shërbimet publike, si edhe do të rregullohet më tej mjedisi i jetesës me përsosjen e infrastrukturësnë zonat rurale.

Gjithashtu, do të inkurajohen risitë në reformimin e punës rurale në drejtim të praktikës dhe të sistemit, shkruan CMG.