Zëvendësministri i Drejtësisë, Klajd Karameta thotë se nuk ka mbipopullim në burgje.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Karameta u shpreh se kapacitetet janë brenda normave dhe ka një ekuilibër që ruhet.

“Nuk kemi mbipopullim në burgje. Detyra e ministrisë së Drejtorisë dhe Drejtorisë së Burgjeve, është që të kenë në vëmendje flukset, lëvizjet dhe faktorët që çojnë në lëvizjet e popullatës në burgje. Nëse në një qeli të IVP, ku kapaciteti është 4 veta, kur 2 lirohen, ka një lehtësim, po është brenda normës. Nuk kemi mbipopullim, ka një situatë që mund të kemi qindra vende me kapacitete të lira. Ne mbajmë në konsideratë punën e prokurorisë dhe marrëveshjet që kemi me vendet e tjera. Duhet të mbajmë fokusin, duhet të kemi projeksion se sa persona mund të na vijnë nga vende të tjera.

Duhet të shohim këto fakorë. Ndodh që mbipopullimi mund të krijohet ndonjëherë, kur policia kap një grup kriminal prej disa personash, por kjo zgjat deri në 1 javë. Nuk kemi mbipopullim, kemi një ekuilibër që e ruajmë”, theksoi ai.