Për proceset e zjarrvënies, ministri Balla:
“Është e vërtetë që vera e zgjatur e vitit 2023 na ndihmoi për një zgjatje të sezonit turistik, por shkaktoi një numër të madh zjarresh në vend. Por dua t’i bëj thirrje çdo qytetari të këtij vendi të heqi dorë nga çdolloj zjarrëvenie. Kodi penal parashikon deri në 15 vjet burg.
Zjarri një herë ndodh dhe ka një ç’kujdesje nga të gjithë për masat mbrojtje. E vërteta është që kam qene vetë personalisht në të treja rastet e zjarrit të ndodhura në vend. Edhe mund të konfirmojë që gjithçka lidhet me dndërhyrjen e forcës së parë dhe ne po marrim masa për rritjen e kapaciteteve për shuarjen e zjarrit. Gjatë vitit 2024 do të kemi 11 automjete të reja për të shuar zjarret”.
Përdorimi i fishekzjarreve, ministri Balla:
“Përdorimi i fishekzjarreve duhet të jetë diçka e ndaluar në orët e vona të natës në të gjitha qytetet. E vërteta është gjatë këtij fundviti kemi pasur një numër më të vogël rastesh, që janë paraqitur si incidente në policinë e shtetit”.