TIRANË-Ditën e sotme ka reaguar dhe deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca në përkujtim të ngjarjes së 21 Janarit. Deputeti i Tiranës e quan ngjarjen një plagë të drejtësisë së munguar. Nga ana tjetër ai thotës se drejtësia ka arritur rezultate që kanë munguar gjatë zhvillimit të shtetit shqiptar, por sipas tij kjo ngjarje “ulëret drejtësi”.
STATUSI I PLARENT NDRECA:
13 VITE NGA #21Janari
Përkujtimi i protestës qytetare e thirrur nga Partia Socialiste, kundra qeverisë së asaj kohe ka ende të hapur një plagë të drejtësisë së munguar.
Puna e drejtësisë së re në frytet e para ka dhënë shumë rezultate të munguara gjatë gjithë ekzistencës së shtetit shqiptar, por një ndër ngjarjet që ulëret për drejtësi është 21 Janari.
Drejtësia për 21 Janarin do shënonte një standard të ri në rrugën tonë për drejtësi reale!