Si një ekonomi e vogël dhe e hapur ekonomia shqiptare ndikohet shpejt nga turbulencat e ekonomisë globale, evropiane dhe rajonale. Kjo na detyron që këtë analizë ta ndërthurim me impaktet e goditjeve të jashtme.

Inflacioni – Djalli qëndron në detaje prandaj duhet analizuar jo vetëm inflacioni mesatar por sidomos inflacioni ushqimorë. Inflacioni i ushqimeve rrit varfërinë dhe pabarazinë edhe tek shtresa e mesme, ndikon shumë në zhvillimet ekonomike, sociale dhe politike. Prandaj Bankat Qendrore (BQ) kudo në botë kanë si objektivin kryesorë të politikave monetare – arritjen dhe ruajtjen e inflacionit në nivele të ulëta Thelbi i mbajtjes së inflacionit në nivele të ulëta ka të bëjë me ruajtjen e vlerës reale të pagave, pensioneve, mbështetjes sociale dhe cdo të ardhure tjetër. Disa banka qendrore kanë një objektiv të politikës monetare 2% inflacion, Banka e Shqipërisë (BSH) synon që brenda 6 mujorit të dytë të viti 2024 te arrij objektivin për një inflacion 3%. Normat e inflacionit në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 parashikohen në ulje. BQ përfshi edhe BSH-së kanë ndalur qoftë edhe përkohësisht rritjen e kosotos së parasë në ekonomi. Analistët e S&P Global Market Intelligence parashikojnë se inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit global në 2024 të jetë 4.7%, nga 5.6% e vlerësuar për 2023 dhe 7.6% në 2022. Rritja ekonomike me nivele të larta inflacioni kanë sjellë kriza të rënda në ekonominë globale. Inflacioni i lartë shkakton një rishpërndarje të padrejtë të përfitimeve të rritjes ekonomike, sepse edhe gjatë krizave të pasurit bëhen më të pasur varfër dhe të varfërit më të varfër. Thellimi i pabarazisë, zgjerimi i saj, shtimi i papunësisë dhe varfërisë e klasifikojnë inflacionin e lartë sëmundjen më të rëndë të një ekonomie. Rreziku i rritjes së inflacionit gjatë vitit 2024 bazohet në krizat aktuale në Ukrainë dhe Izrael, nqs përfshihen prodhuesit më të mëdhenj të naftës. Fatmirësisht deri më tani, të dyja konfliktet mbeten të lokalizuara, duke mos e rritur çmimin e naftës në tregjet botërore dhe për rrjedhojë duke mos rritur inflacionin. Nëse gjatë vitit 2024 rritet rreziku i rritjes së çmimit të naftës, padyshim që do të rritet edhe inflacioni. Për të ulur inflacionin do të imponohen politikë monetare dhe fiskale shtrënguese. Studiuesit kanë frikë nga kriza e viteve 70, ku cmimet e naftës u rriten ndjeshëm. Për të ulur inflacionin FED aplikoj politika shtrenguese të cilat penguan gjallërimin ekonomik. Ekonomia botërore zbriti në stagflacion. Stagflacioni nënkupton bashkveprimin e njëkohshëm të një rritje ekonomike të ngadaltë, papunësi të lartë dhe rritje të çmimeve. Inflacioni i çmimeve të konsumit në vendet e OECD pritet të bjerë nga 7.0% në 2023 në 5.2% në 2024 dhe 3.8% në 2025. Sekretari i Përgjithshëm i OECD theksoj se “ Ne presim që inflacioni të kthehet në objektivat e bankave qendrore deri në vitin 2025 në shumicën e ekonomive” Pra risku i inflacionit të lartë në vitin 2024 është relativisht i ulët edhe për ekonominë shqiptare.
2.Rritja e ekonomike – është indiktori i dytë më e rëndësishme për të diagnostikuar ekonominë, kjo sepse nga ritmet e rritjes ekonomike, nga qëndrueshmëria e rritjes nga goditjet e jashtme ndikohet papunësia, varfëria dhe pabarazia. Shpërndarja thellësisht e pabarabartë e përfitimeve nga rritja e të ardhurave është kërcënuese për ekonominë dhe demokracinë. Në 2023 parashikohet një rritje e PBB- së globale prej 2.9%, e ndjekur nga një ngadalësim i lehtë në 2.7% në 2024 dhe një përmirësim të lehtë në 3.0% në 2025. Azia ka shërbyer për shumë vite si amortizatore e krizave globale. Studiuesit parashikojnë rënie të rritjes vjetore të PBB-së reale në Kinën kontinentale prej 4.7% në vitin 2024, nga 5.4% e pritur në 2023. Në zonën e euros, rritja e PBB-së parashikohet në 0.6% në 2023, përpara se të rritet në 0.9% në 2024 dhe 1.5% në 2025. Kina pritet të rritet me një normë 5.2% këtë vit, përpara se rritja të bjerë në 4.7% në 2024 dhe 4.2% në 2025, si pasojë e streseve të vazhdueshme në sektorin e pasurive të paluajtshme normave të larta të kursimeve të familjeve. “Ekonomia globale vazhdon të përballet me sfidat e rritjes së ulët dhe të inflacionit të rritur, me një ngadalësim të lehtë vitin e ardhshëm, kryesisht si rezultat i shtrëngimit të nevojshëm të politikës monetare gjatë dy viteve të fundit. Shqipëria parashikon një rritje ekonomike pak më të lartë në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023.Por në afat mesëm pa reforma strukturore rrezikohemi nga rënia e ritmeve të rritjes ekonomike.

3.Papunësia – sfidat e qeverive duhet të fokusohen veçanërisht në zbutjen e papunësisë strukturore. Për këtë nevojiten strategji të qarta që mobiliteti i fuqisë punëtore të përafrohet me mobitetin e lartë të tregjeve të punës. Diplomat edhe të universiteteve të Ivy Legua nuk janë më garanci në konkurrencën e ashpër të ekonomisë së dijes. Një strukturë e re ekonomike dhe punësimi me profesionet që zhduken/ zvëndësohen nga Inteligjenca Artificiale dhe profesione te reja në shërbim të ekonomisë së dijes do të jetë shumë dinamike. Rritja e punësimit është strategjia më e mirë për të lehtësuar dhimbjen sociale të papunësisë dhe varferise dhe për të rritur kohezionin dhe solidaritetin social. Expertët theksojnë se : “Papunësia ka qenë e ulët dhe, më e rëndësishmja, inflacioni po bie në pjesën më të madhe të botës. E megjithatë, perspektiva ekonomike mbetet thellësisht e pasigurt. Normat më të larta të interesit po kalojnë nëpër sistem, luftërat po bëjnë kërdi në mbarë botën dhe katastrofat klimatike po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Perspektivat e rritjes pesëvjeçare për ekonominë globale nuk kanë qenë kurrë më të këqija”. Papunësia në Shqipëri ne vitin 2023 rezulton relativisht e lartë në rreth 11% por me në trend përmirësues.

4.Borxhet e rritura – për shkak të pandemisë dhe për të ndaluar rënien e mëtejshme të ekonomisë së çdo vendi, BQ ofruan instrumente të ndryshme për të siguruar financimin me kosto më të ulët te ekonomive duke blerë instrumente të borxhit publik. Rritja e borxheve të individëve, bizneseve dhe buxhetit është një rrugë jo për një kohë të gjatë, por vetëm për momente kritike. Rregulli i artë për financat publike është se “ catia rregullohet në ditë me diell”. BQ gjatë periudhave me inflacion të ultë duhet të mirë pregatiten për tu përballur me krizat e ardhshme potenciale. Ulja e deficitit, ulja e borxhit dhe ulja e kostos së tyre u kërkohet nga institucionet financiare të gjitha qeverive. Kjo kërkesë lidhet edhe me faktin se “paraja e lirë” në ekonomi përfaqëson rrënjët e një krize financiare të ardhshme. Nobelisti Paul Krugman theksonte se “në kohë krizash ne të gjithë jemi kejnianistë”. Duhen përpjekje më të forta për të rindërtuar hapësirën fiskale, për të mbështetur rritjen ekonomike dhe uljen e papunësisë dhe varfërisë. Mathias Cormann thekson se : “Në afat më të gjatë, parashikimet tona tregojnë një rritje të konsiderueshme të borxhit të qeverisë, pjesërisht si rezultat i një ngadalësimi të mëtejshëm të rritjes. Ky paralajmërim vlen edhe për Shqipërinë. Ulja e ndjeshme e borxhit gjatë vitit 2023 kryesisht nga të ardhurat inflacioniste dhe mbivlersimi i monedhës kombëtëre, nuk janë garanci për reduktimin e borxhit në mënyrë të qëndrueshme.
5.Braktisja e vendit – ky është rreziku me pasojat më të rënda. Ky rrezik në rritje imponon reforma strukturore, por edhe stimuj për thithjen dhe mbajtjen e talenteve në vendin e tyre. Nga strategjitë kombëtare dhe masat joshëse dhe lehtësuese për thithjen dhe mbajtjen e punëtorëve dhe të talentuarve si në vendet e zhvilluara dhe aq më shumë në vendet në zhvillim, duhet te arrihen rezultate konkrete. Studimet tregojnë se cilësia e kapitalit human dhe social përcakton rreth 50 % të zhvillime të PPB-së. Braktisja e vendit redukton burimet e rritjes por edhe krijon probleme të thella sociale.

Kriza e pasurive të patundëshme. Bankat duhet të bëjnë kujdes në kreditimin e blerjeve të shtëpive me cmime të fryra. Banka e Shqipërisë duhet të rrit efektin parandalues të flluskave të pasurive të patundëshme, që fryhen shumë nga lehtësimi i kreditimit për banesa. Ekspertët pajtohen se çmimet aktuale të pronave të paluajtshme dhe të qirave në Tiranë por në disa qytete të tjera dinamike janë jashtë logjikës së çmimeve të përcaktuara nga raporti i pa deformuar ndërmjet kërkesës dhe ofertës. Tregu i pasurive të ptundëshme rezulton I deformuar nga një kërkesë e lartë e ushyer nga burime të paqarta dhe me rrezik shpërthimi të flluskës hipotekare. Dështimi i kompanisë kineze Evergrande ( https://sq.globalvoices.org/08/23/4036 ) në zhvillimin e pasurive të patundshme është arsyeja kryesore përse BQE-ja vendosi rregulla strikte mbikëqyrëse ndaj huamarrësve duke u thelluar në historinë e tyre kredimarrëse. Ky rregulli i ri mbikëqyrës po zbatohet edhe nga BSH. Ulja e kërkesës nga ulja e kreditimit duhet të shoqërohet me ulje të çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe të qirave. Sipas studiuesve : “rënia e çmimeve të banesave në Evropën Perëndimore ka ende për të shkuar poshtë. Kushtet e shtrënguara të kredisë dhe rritja e kostove të huamarrjes do të vazhdojnë të ulin çmimet në vitin 2024. Shpejtësia dhe intensiteti i korrigjimit midis ekonomive ndryshon, në varësi të disbalancave të akumuluara në dekadën e fundit në çdo treg të banesave, si dhe nga periudhat e fiksimit të normës së hipotekave”.
Kriza energjetike – mbetet një nga krizat me efekte negative më të mëdha në rritjen e inflacionit, uljen e rritjes ekonomike, rritjen e papunësisë dhe varfërisë. Pas ndalimit të importit të energjisë nga Rusia rritja e cmimit të energjisë në faturat e konsumatorëve evropianë janë deri të pa përballueshme. Kjo ka sjellë zhgënjim të madh tek votuesit. Miliona votues tani janë mbështetës të forcave të ekstremit të djathtë në shumë vende në botë dhe vecanërisht në Evropë. Ndoshta disa vende do të përpiqen të rrisin furnizimin me naftë duke përdorur rezervat strategjike për shkak të zgjedhjeve që kanë gjatë vitit 2024. Ardhja në pushtet e forcave politike të djathta dhe në disa raste ekstreme të djathta, nuk jep asnjë garanci se ata kanë çelësin magjik për krizat aktuale. Ata mund të premtojnë mrekulli për të ardhur në pushtet, por kanë mundësi të kufizuara për të përmbushur programin e tyre elektoral.
Kurset e kembimit dhe exportet – ecuria e kurseve të këmbimit është jo lehtësisht e parashikueshme. Ekspertët vlerësojnë se SHBA-të do të donin një dollar të dobët për të mbështetur rritjen e ekonomisë së tyre gjate vitit 2024. Ekonomia shqiptare në vitin 2023 është përballur me një mbivlerësim 9-15% të monedhës kombëtare Mbivlerësimi mund të ndihmojë Bankën Qendrore të mbajë nën kontroll inflacionin sepse importet bëhen më të lira, ndihmon qeverinë të uljen e borxhin e jashtëm ku dominon euro, lehtëson kreditorët me të ardhura në lekë dhe detyrime të zhvlerësuara ne Euro dhe dollarë për të shlyer më lehtë detyrimet e tyre. Por mbivlerësimi i monedhës kombëtare ka sjellë edhe pasoja negative. E para për eksportuesit, sepse exportet shqiptare po bëhen më të shtrenjtë dhe më pak konkurrues në tregjet e huaja. Nëse kjo çon në një rënie të aktivitetit për shkak të humbjes së tregjeve, do të përballemi me rritje të papunësisë dhe varfërisë. Lufta për tregje të reja është e përhershme. Shqipëria ka një mundësi të mirë për të rritur, diversifikuar dhe bërë ofertën e saj të eksportit sa më konkurruese, përfshi eksportimin e pasurive minerale, eksportet fason/modës, eksportet e produkteve bujqësore dhe eksportet e shërbimeve ku vendin kryesore në dinamikë e zë turizmi. Sfida e Shqipërisë është të rzvëndësoj eksportet e pa përpunuara të mineraleve apo cdo produkti tjetër I exportueshëm për të rritur vlerën e shtuar, duke nisur nga të ardhura më të mëdha nga eksportet por edhe rritje të punësimit në zinxhirin e exporteve. Rritja e eksporteve do të sjell më shumë valutë për ekonominë shqiptare dhe më shumë burime financimi për individët, biznesin dhe ekonominë në tërësi. Suksesi në fushën e turizmit nuk duhet të krijojë optimizëm euforik. Strategjia e rritjes së eksportit duhet të përfshijë sa më shumë sektorë të ekonomisë reale, sa më shumë zona gjeografike të jetë e mundur dhe një diversifikim më të madh të tregjeve për lëndët e para dhe eksportet e produkteve të gatshme. Sot, eksportuesit shqiptarë përfaqësojnë 740 kompani, 75 mijë të punësuar direkt dhe rreth 60 të punësuar si pjesë e zinxhirit të prodhimit. Pra rreth 300 mijë shqiptarë ndikohen pozitivisht apo negativisht nga dinamika e eksporteve. Bimët medicinale konsideroheshin një pasuri e artë për eksporte, duke filluar nga sherebela për tregjet amerikane. Sot, prodhuesit fasonë dhe eksportuesit e bimëve mjekësore për shkak të mbivlerësimit të pa qartësuar të lekut po humbasin tregjet ndërkombëtare deri në 29.9% me Gjermaninë. Këto tregje nuk rifitohen lehtësisht, prandaj masat lehtësuese ndaj exportuese në krizën e tyre të CASH-Floë nëpërmjet ndihmës së përkohshmë shtetërore, nuk duhet të vonohen.
Sulmet kibernetike – konsiderohen një rrezik në rritje për faktin se po bëhen gjithnjë e
më të shpeshta, por edhe për specifikën e vendit tonë, ku Irani, për shkak të armiqësisë ndaj

pranimit të muhaxhedinëve, ka intesifikuar sulmet kibernetike kundër vendit tonë. Gjatë vitit 2023, Shqipëria përjetoi sulme të rënda kibernetike ku u vodhën dhe u publikuan të dhëna personale sensitive si dhe u sulmuan institucione të sigurisë kombëtare. Efekti kryesor negativ i sulmeve kibernetike është humbja e besimit dhe rritja e pasigurisë. Gjatë vitit 2024 vendi mund të përballet me sulme kibernetike si në sektorin privat ashtu edhe në institucionet publike. Mbrojtja e sistemit financiar dhe bankar nga sulmet kibernetike është e një rëndësie të veçantë. Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti I Mbikëqyrjes Financiare të cilët kanë detyrimin ligjor të vlerësojë sistemin e mbrojtjes kibernetike të të gjitha bankave, institucioneve jobankare që licencon dhe të tregut të sigurimeve dhe të fondeve të investimeve. BSH duhet të monitorojë në mënyrë sistematike për të gjitha rreziqet e mundshme. Siguria kibernetike është shumë e shtrenjtë, humbjet do të krijojë kosto të konsiderueshme për institucionet publike por edhe për sektorin privat, i cili do ti mbingarkojë këto kosto tek konsumatorët e tyre përfundimtarë.

Zhvillimet gjeopolitike – mbeten një risk potencial, duke filluar me zhvillimet e fundit në
Bosnje dhe Hercegovinë- kërcënimet e republikës serbe për tu larguar nga BH dhe për tu bashkuar me Serbinë. Kjo hap kutinë e Pandorës me një efekt negativ domino në Ballkanin Perëndimorë. Serbi po përballet me protesta masive kunder drejtimit autoritar. Kriza kushtetuese në Maqedoninë e Veriut dhe vetoja bullgare po pengojnë avanimin e saj ne proceset integruese. Rritja e influencave nacionaliste e pro ruse në Mal të Zi do të ndikojnë në mbijetesën e qeverisë. Ballkani Perëndimorë është shumë afër përcaktimit si një fuci baruti. Kostot e këtyre konflikteve po rrezikojnë pa qëndrueshmëri të paqes, vonesa në integrimin evropian dhe përkeqësim të prosperitetit për vendet e Ballkanit Perendimore. Ndikimet në ekonominë globale por edhe të Shqipërisë nga zgjatja e konfliktit të pakërkuar midis Rusisë dhe Ukrainës dhe konflikti midis Izraelit dhe Hamasit mbeten të kufizuar. Kjo për sa kohë konfliktet nuk janë përhapur dhe nuk kanë përfshirë deri tani, fuqitë e mëdha ekonomike dhe ushtarake në këto dy rajone. Faktorët gjeopolitikë do të mbeten një burim i rëndësishëm rreziku dhe pasigurie rreth parashikimeve ekonomike, potencialisht të rënduara nga zgjedhje të rëndësishme që zhvillohen në një numër jashtëzakonisht të madh vendesh. Fushatat zgjedhore do të përcaktojnë axhendën e politikave në disa ekonomi të rëndësishme në zhvillim.