Rama: Meqë jemi në Lezhë dhe këtu në këtë zonë ka një pritshmëri për korridorin blu dëshiroj të them se në diskutimin për veprat e mëdha të infrastrukturës kemi diskutuar dhe kemi një pamje të qartë të ecurisë së punës me të. Brenda këtij viti hapim aksin Thumanë Kashar

Nga ana tjetër kemi adresuar nevojën për financim të bypass të madh të Elbasanit, në kushtet kur korridori 8 ecën me shpejtësi. Jemi në kalendar për të përfunduar me setin e parë hekurudhor tiranë Durrës, dhe kemi diskutuar financimin e 4 kilometrave nga Kashari në Tiranë.

Jemi në proces dhe në fillim të vjeshtës lidhim kontratën për Vorë Han i Hotit. Kemi fituar nga fondet europiane finacimin për hekurudhën Durrës Rrogozhinë, dhe kemi aplikuar për Rrogozhinë Pogradec kemi diskutuar me qeverinë e Kosovës për projektin Durrës-Prishtinë, ka një dakordësi në parim nga dy qeveritë për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra, në Gjakovë dhe Prishtinë dhe kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës.