Juristja Brizida Gjikondi theksoi se në një intervistë për “Tirana Live”se vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin bën përgjegjës direkt Sali Berishën. Ajo thotë se nëse gjykata shqiptare do të shqyrtojë si duhet këtë çështje, atëherë Berisha do të marrë hakun e të githë gjërave që ka bërë.
“Për pak ditë kemi rastin e 21 janarit. Në rast se kjo drejtësi po funksionon Berisha është drejt rrugës për të marrë hakun për ato që i ka bërë Shqipërisë. Mesa di unë predha ka gjoja tre katër vite në Romë. Po të shikojmë deklaratat e departamentit të kriminalistës të ministrisë së brendshme të kohës së mëparshme, gjoja predha ishte në Romë, po analizohej kurse sot marrim vesh një të re tjetër dhe do çohet pasnesër.
Duke e njohur qelbin e infektimit që ka drejtësia shqiptare, edhe Balla të mos mundohet kaq shumë me predhë pa predhë, se po të lexohet vendimi i Strasburgut është një skaner i asaj që ka ndodhur në janar dhe përgjegjësi direkte e Berishës për vrasjen e personave. Shteti shqiptar dogji shansin të hetonte seriozisht vrasjet e 21 janarit por edhe me pagesë të mbyllin këtë çështje. Vetem familjarët e Aleks Nikës i dhanë Shqipërisë një shans të madh duke qenë se Strasburgu hyri në themel dhe zbardhi direkt përgjegjësitë e Berishës, Bashës dhe indirekt të Metës.“, përfundoi Gjikondi.