Presidenti i vendit ka përkujtuar sot masakrën e gjenocidit të krimeve kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti shkruan ndër të tjera se 15 janari i ‘99, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.
“Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.
15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.
Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit”, shkruan Presidenti.