I cilësuar si diamanti i futbollit dardan dhe ekipit francez të Lille, mesfushori Edon Zhegrova ka treguar vlerat e tij duke shkëlqyer në 45 minutat e para përballë ekipit Golden Lion, në Kupën e Francës.
Zhegrova ka zbritur në fushë si titullar dhe ka dhuruar “show”, duke shënuar tre herë në portën e Lions dhe asistuar dy herë për shokët e ekipit, në fitoren tenistike 12-0 të Lille.
Zhegrova asistoi Yazici dhe David në dy golat e parë të skuadrës së tij në minutat 11 dhe 25, teksa golin e parë personal e shënoi në minutën e 33-të.
Ai e dërgoi topin edhe dy herë të tjera në rrjetë brenda 2 minutave në fundin e pjesës së parë, respektivisht në minutat 41 dhe 42 të sfidës.