Sot mbushen 32 vite nga krijimi i Forumit Rinor Eurosocialist i Shqipërisë. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje e madhe për socialistët, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kujtuar këtë datë, ndërsa ka publikuar një video me mesazhet në kohë të figurave më të rëndësishme të PS-së.

Në video shfaqen lideri historik i PS-së, Edi Rama, Gramoz Ruçi, apo dhe figura të tjera.

“32 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit 90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi i Rinor Eurosocialist i Shqipërisë🌹🇦🇱🇪🇺”, shkruan Balla.