Tashmë e kthyer në një traditë të përvitshme është përkujtuar 321 vjetori i Kuvendit të Arbrit i cili u mbajt me 14-15 janar në kishën e Gjon Kryepremit në Mërqi të Lezhës kisha e cila është dhe monument kulture.
Papa Klementi i XI mblodhi Kuvendin e Arbrit për të ruajtur Krishterimin në tokat e Arbërisë kryesisht në veri të vendit dhe të Kosovës.
Paulin Zefi përgjegjës i monumenteve kulturore tregon më tepër rreth rëndësisë së këtij kuvendi i cili cilësohet i dyti për nga rëndësia pas atij të Lezhës.
Me restaurimin e saj kohet e fundit ky kult fetar është kthyer një destinacion mjaft i vizitueshëm kryesisht nga shqiptaret e Kosovës.
Kuvendi i Arbrit u mbajt në vitin 1703 dhe u quajt i tillë se tokat e Shqipërisë u quajtën Arbëri dhe gjuha arbërisht, ku u fol për herë të parë për elementin shqiptar dhe gjuhën. Kjo kisha e cila ndodhet pak km larg qytetit të Lezhës synon te luaj një rol mjaft të rëndësishëm dhe ne sektorin e turizmit e cila ka filluar të jete mjaft e vizitueshme për historinë që mbart.