Prej vjeshtës së shkuar, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë bashkuar jo vetëm numrat, por edhe forcat kundër shumicës socialiste, e cila vijon të i injorojë kërkesat e grupit kuvendor demokrat.

Koha e gjatë e opozitës ne aksion dhe mungesa e sinjaleve reflektuese nga të majtët duket se ka lodhur disa nga deputetët demokrat të cilët kërkojnë ndryshim kursi. Zëri i parë ndryshe ne grupin parlamentar demokrat ishte ai i Agron Gjekmarkaj raporton Top Channel, i cili kërkoi ndryshim kursi.
“Jemi 4 muaj në këtë aksion. Duhet të bëjmë kujdes për këtë sjellje. Nëqoftëse ka qene entuziaste do duhet te kemi kujdes të mos na kthehet e kundërta. Mendoj se do duhet të marrim një vendim. Kështu nuk vazhdohet. Ose ta radikalizojmë ose ta kthejmë në normalitet duke i qëndruar kauzës tonë. Jemi para padrejtësive, por ne do duhet të flasim për to. Mendoj se duhet të kapërcejmë këtë situatë dhe ta marrim një vendim çfarë do bëjmë”, deklaroi Gjekmarkaj në grup, raporton Top Channel.

I të njëjtit mendim u shfaq edhe deputeti Xhelal Mziu, i cili mbështeti idenë e kthimit të faqes në aksionin opozitar dhe zbritjen ne terren.
“Ne duhet të dalim nga situata. Elektorati i PD po tretet. Unë se kam problem personal. Dal deputet në çdo formë edhe i pavarur. Kjo nuk është çështje personale. Por, duhet të dalim në terren”, u shpreh Mziu.