Po ata janë miq, ne i duam, ju ndani gjithçka për jetën tuaj, megjithatë, çdo gjë ka një kufi. Të jesh një libër i hapur është mirë, por disa faqe duhet të jenë gjithmonë të kyçura, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhënien tuaj të dashurisë. Konfidencialiteti është i rëndësishëm pavarësisht se sa të lidhur jeni me miqtë tuaj.
Më poshtë keni një listë rreth gjërave që nuk duhet t’i ndani me miqtë për marrëdhënien tuaj të dashurisë pavarësisht sa të lidhur jeni me ta:
Gjendja financiare
Kjo është një temë që nuk duhet diskutuar në detaje. Është një çështje e ndjeshme dhe kur përfshihet një person tjetër. Thjesht zgjidheni së bashku, kërkoni këshilla nga njerëzit që nuk janë afër jush dhe tregohuni shumë të zgjuar me fjalët tuaja.
Gjithçka që partneri juaj nuk di
Nuk është e mençur të diskutoni çështje në lidhje me partnerin ose diçka në shtëpi që nuk e keni diskutuar në fillim me të. Kjo përfshin edhe të metat e partnerit tuaj. Nëse ju shqetëson diçka, diskutojeni fillimisht mes jush.
Fotot private
Asnjëherë mos i ndani me miqtë fotot private të juve të dyve, sidomos fotot nudo ose provokuese.
E kaluara e tij/saj
Ajo që ai ose ajo ka bërë në të kaluarën e saj/ tij është diçka që ju është besuar dhe nuk të jep fare të drejtë ta ndani me dikë tjetër. Mos e tradhtoni besimin.
Jeta seksuale
Ajo që bëni me dyer të mbyllura, nën çarçafë, është një temë shumë private. Partneri juaj ju ka ekspozuar anën e tij/saj më vulnerabël ndaj jush, ju ka besuar mjaftueshëm, kshu që mos!