Nga Fatmir Fezga/

Brigada e VI-të Sulmuese e Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqipëtare (UNÇSH) u formua në Përmet, më 26 Janar të vitit 1944. Sipas dokumentave historike, në pèrbërje të Brigadës VI-te u rreshtuan fillimisht batalionet “Asim Zeneli”, “Abas Shehu”, “Baba Abaz” dhe “Naim Frashëri”. Më vonë në këtë brigadë u inkuadrua edhe batalioni partizan “Zaho Koka”. Në ditën e inagurimit efektivi i brigadës përbëhej nga 912 partizanë e partizane. Drejtusit kryesorë të brigadës, në krijimin e saj, ishin Tahir Kadareja (komandant), Mustafa Matohiti (komisar politik), Jaho Gjoliku (zv/ komandant) dhe Haki Toska (zv/ komisar).
Brigada e VI po krijohej në kulmin e operacionit të egër ushtarak që kishte ndërmarë ushtria pushtuse gjermane, dhe bashkëpunëtorët e tyre shqipetare, kundër forcave partizane. Në këto kushte formimi i këtij formacioni të ri luftarak ishte një hap i rëndesishem, në planin ushtarak dhe atë psikologjik, për forcat e UNÇSH, dhe lëvizjen antifashiste në Shqipëri. Krijimi i kësaj brigade në Përmet forcoi besimin e gjithë shtresave antifashiste të popullit shqipëtar te UNÇSH dhe rriti optimizmin për clirimin e shpejtë të vendit. Në të njëjtën kohë, ky eveniment, ishte nje goditje shkatërruse për propagandën hitleriane dhe atë kolaboracioniste që deklaronin se në Shqipëri rezistenca antifashiste dhe forcat partizane ishin asgjesuar.
Ishin këto arësye që po në të njëjtën ditë, më 26 Janar të vitit 1944, forcat pushtuse gjermane u sulën me zjarr e me hekur drejt zonës së Përmetit. Mësymja gjermane ishte organizuar për ta asgjesuar inagurimin e Brigades së VI-te dhe për të thyer moralin e lartë dhe besimin në fitore të popullit qe mbeshteste luften antifashiste. Në këto kushte, ceremonia e krijimit të Brigadës së VI partizane u transformua në një betejë të ashpër me forcat naziste. Beteja u zhvillua në të gjithë shtrirjen e luginës së Përmetit, nga Këlcyra deri nè Çarshovë. Luftimet ishin te ashpera vecanerisht ne kodrat e Kuqarit, te Kosines dhe te Guri i Petranit.Operacioni armik u thye me sukses dhe Brigada e VI doli më e fortë nga zjarri i betejës së parë, në inagurimin e saj.
Nga beteja e parë në Përmet, në operacionin e Qershorit në Kurvelesh, në çlirimin e Shkodrës, në Vizhegrad te ish-Jugosllavisë, Kosovë, Maqedoni e deri në 10 Korrik 1945, kur Brigada e VI u kthye në Tiranë; ajo përshkoi një itenerar prej 3700 kilometrash dhe kreu nje mision të rëndësishëm luftarako-politik. Në këtë mision të veshtirë që zgjati rreth nje vit e gjysmë, ku mbizotëroi shpirti sulmues, sakrifica dhe heroizmi i partizanëve të saj trima, Brigada e VI-te partizane ka zhvilluar nje sërë betejash kulmore te cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare (LANÇ) të popullit shqipëtar.
Nga këto beteja të paharruara të Brigadës së VI-te mund të përmënden: kundërsulmi i brigadës mbi forcat armike dhe çlirimi i zonave të Përmetit, Dangllisë dhe Këlcyrës në Janar 1944; sulmi mbi garnizonin gjerman në kalanë e Margëlliçit (Patos) me 29 Mars 1944, përballimi the thyerja e operacionit armik te Qershorit në zonën Vlorë-Tepelenë-Përmet në Qershor 1944, asgjesimi i garnizonit armik në Dukaj të Tepelenës në Korrik 1944, asgjesimi i forcave armike në Nikaj-Mertur dhe çlirimi i krahinës së Dukagjinit në Nëntor 1944, çlirimi i Kalasë së Medunit (Mali i Zi) në Dhjetor 1944 dhe mësymja frontale kunder reparteve naziste në Suharekë e Drinsko të Vishegradit (Bosnjë) në Janar 1945.
Natyrisht këto beteja nuk kanë qënë të lehta e të thjeshta, ato ishin beteja për jetë apo për vdekje dhe janë zhvilluar kundër nazistëve gjermanë të cilët kishin makinën ushtarake më të egër e më mizore të të gjitha kohërave. Fitoret në beteja mbushnin me gëzim zemrat e partizanëve të brigadës dhe forconin besimin se ata do ta mposhtnin pushtusin dhe do realizonin idealin e tyre të shtrenjtë, clirimin e atdheut. Në të njëjten kohë lufta kishte dhe çmimin e saj të lartë që shpesh kërkonte edhe sakrificën sublime; jetën e shumë prej këtyre djemve e vajzave të reja që mernin pjesë në luftime.
Një nga betejat më të vështira që ka bërë Brigada e VI ka qënë ajo që është zhvilluar në 29 mars të vitit 1944 në Margëlliç të Patosit. Batalioni “Naim Frasheri” i Brigades së VI mori detyrë që në bashkëpunim me grupin e III-të partizan të Mallakastrës të asgjesonin garnizonin gjerman në kalanë e Margëlliçit.
“Ate natë ne qëndruam në një fshat afër Ballshit dhe në mesnatë u dha urdheri per tu nisur drejt Margëllicit”, me tregonte babai im, Nazif Fezga, që ishte partizan i batalionit “Naim Frasheri”. “Në krye të batalionit, në këtë mision, ishte vetë komisari i Brigadës së VI, Mustafa Matohiti. Garnizoni armik ishte i vendosur në një lartësi mbizotëruse dhe të fortifikuar, gjë që ishte një dizavantazh per forcat partizane. Sulmi, në përputhje me taktikën partizane, filloi herët në mëngjez për të shrytëzuar befasinë. Luftimet vazhduan te ashpëra por, pas rreth dy orësh luftimi, po dukej që përparimi i forcave tona nuk po dilte sic ishte parashikuar. Dita po zbardhte dhe kjo rrethanë nuk ishte ne dobine e partizanëve. Duke pare situaten, komanda e operacionit partizan vendosi te hidheshin ne sulm frontal. Komisari i brigadës doli vetë në ballë të aksionit. Përfundimisht, pas një lufte te ashper disa orëshe, forcat tona e morën kalanë e Margëllicit dhe garnizoni gjerman u shpartallua. Marja e kësaj pike strategjike ishte me rëndesi për çlirimin e Mallakastrës por fitorja u arrit me nje cmim te madh; në atë betejë, vetëm nga batalioni “Naim Frasheri”, u vranë në luftim me armikun 12 partizanë. Midis tyre ishin komisari i brigadës, antifashisti i orëve të para dhe trimi i labërisë, Mustafa Matohiti. Po ne ate beteje ra ne vijen e pare te sulmit edhe zëvendës komandanti i batalionit, trimi përmetar, Meleq Gostnishti. Kjo ishte dita më e vështire që mbaj mënd nga ajo luftë – kujtonte im atë edhe pas dhjetra vitesh nga ajo ditë – ne e fituam atë betejë por dhimbja për humbjen e shokëve ishte e rëndë dhe e paharrueshme”.
Nga beteja ne betejë Brigada e VI-te partizane u rrit dhe u konfirmua si një formacion ushtarak kompakt dhe kreu me devotshmëri e vetmohim detyrat luftarake që i ngarkoi Shtabi i Përgjithshem i UNÇSH. Brigada e VI, sëbashku me Brigadën e I, të IV e të V Sulmuse, u bënë bërthama e UNÇSH dhe dhanë një kontribut të rëndësishëm në luftën patriotike për çlirimin e atdheut nga nazi-fashistët dhe bashkëpunetoret e tyre vëndas.
Nga gjiri i Brigadës së VI partizane ranë me pushkë në dorë në fushat e betejës 203 dëshmorë. Tetë prej këtyre martirëve të lirisë, midis tyre komisari legjendar Mustafa Matohiti, janë shpallur Heronj te Popullit. Këta djem dhe vajza të popullit, të brumosur me idealin e lirisë dhe ndjenjat patriotike, nuk e kursyen jetën e tyre për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashiste.
Gjatë veprimeve luftarake Brigada e VI S i shkakëtoi armikut mbi 3500 të vrarë dhe i kapi atij 1947 robër (Historiku i Brig. VI-te S, faqe 364).
Duke vleresuar kontributin e lartë te Brigadës së VI-te Sulmuse, në Luftën Nacional Clirimtare, asaj i është akorduar medalja “Ylli Partizan i klasit të I” dhe dekorata më e lartë e asaj kohe: “Hero i Popullit”. Në motivacionin e dekoratës që i është akorduar Brigadës së VI-të nga Presidiumi I Kuvendit Popullor, midis te tjerave, thuhet:
“Për plotësimin me heroizëm të lartë dhe vetmohim të detyrave të saj luftarake e politike, për kontributin e shquar në çlirimin e atdheut nga pushtusit fashistë e tradhëtarët e vendit….”
Me 26 Janar, në përvjetorin 80-të të krijimit të Brigadës së VI-te partizane, përkujtojmë me respekt të thellë dëshmorët dhe heronjtë e kësaj brigade që dhanë jetën në fushën e betejës kundër pushtuesëve të huaj e tradhëtarëve të vëndit. Po ashtu ne nderojmë veprën dhe sakrificat e gjithë partizanëve trima që sakrifikuan rininë e tyre dhe luftuan me armë në dorë për clirimin e atdheut dhe ringritjen e flamurit tonë kombëtar.
Me luftën e tyre heroike partzanët, dhe gjithë pjestaret e Levizjes Antifashiste Nacional-Clirimtare të Shqipërisë (LANÇSH), shkruan një nga faqet më të lavdishme në historinë e popullit shqipëtar. Në sajë të veprës së tyre patriotike, Shqiperia u bë anëtare e denjë dhe e nderuar e koalicionit antifashist, fitues i luftës së dytë botërore, i cili kishte si forca kryesore Anglinë, Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.