Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se 85 mjekët e parë kanë përfituar nga programi i kredive për shtëpi me interes 0%.

Sipas saj kjo është një mundësi e mirë për familjet e reja, duke i lehtësuar jetën mjekëve të rinj.

“85 janë përfituesit e parë mjekë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Kjo është një mundësi e mirë për familjet e reja që të kenë një familje, duke u lehtësuar më tej jetesën e mjekëve të rinj. Shpejt do të hapet e dyta e aplikimit, për tu mundësuar mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fillimin e parë”, shkruan ministrja Koçiu.