92 punonjës policie kanë përfituar kredi shtëpie me interes zero. Agjencia për Media e Informim ka dhënë sot lajmin e mirë për strukturat e Policisë.

Njoftimi i plotë:

92 fitues nga radhët e Policisë së Shtetit në Skemën e kredive për shtëpi me 0% interes.

Rreth 10,000 punonjës policie të trajtuar me pagesë për ushqimin.

Këto janë vetëm dy nga arritjet domethënëse brenda vitit 2023 të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pas pak, Ministri Taulant Balla prezanton më gjerësisht arritjet sektoriale të vitit të fundit, drejtpërdrejt nga Kryeministri.