Chelsea po përgatitet për sfidën e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë me Middlesbrough.
Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i “Bluve” të Londrës, Mauricio Pochettino është ndalur dhe te Armando Broja, i cili është një nga temat më të nxehta këtë merkato dimri.
“Largimi i Armando Brojës? Në këtë moment, nuk ka asnjë lajm. Çdo gjë është e qetë dhe kjo është gjë e mirë. Ne po punojmë mjaft mirë”, ishin fjalët e teknikut argjentinas. Për Brojën kanë shfaqur interes klube nga Premier Liga si West Ham, Wolves dhe Fulham.