Konfirmimi se Vladimir Putin do të kandidojë sërish për President në vitin 2024 ishte e papritur, por a mund të ketë ndonjë surprizë vitin e ardhshëm në luftën që ai filloi në Ukrainë?
Nga 15 marsi rusët shkojnë në votime. Pas këtij konflikti të gjatë duket se të dyja palët si Rusia dhe Ukraina janë të dorëzuara, pas një numri të lartë të viktimave, shkatërrimi i infrastrukturës, dëmet ekonomike që nga fillimi i 24 shkurtit që më pas u përshkallëzua duke shkaktuar pasoja katastrofike.
Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodymr Zelensky ruajnë synimet maksimaliste që përjashtojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës menjëherë. Ekspertët kanë thënë për Newsweek se luftimet ka të ngjarë të vazhdojnë deri në vitin 2025.
Nuk mund të përjashtohet asgjë. “E vetmja mënyrë se si mund të parashikoj që lufta në Ukrainë mund të përfundojë në 2024 është nëse Vladimir Putin vdes,” tha për Newsweek Beth Knobel, profesoreshë e komunikimit dhe studimeve të medias në Universitetin Fordham. Ndërkohë qëllimi i Rusisë nuk mbetet vetëm pushtimi i territoreve, ata duan të shohin një regjim politik të instaluar në Kiev sipas kërkesave të tyre, shprehen ekspertët. Së paku, Putini do të presë deri në zgjedhjet e nëntorit të 2024 për të parë edhe se si do të zhvillohet gjithçka, pasi pret edhe të shohë ecurinë e zgjedhjeve të Donald Trump.
Pasi Trump ka shprehur shpesh vlerësimin e tij për Putinin, duke e cilësuar atë si një njeri shumë të zgjuar. “Unë besoj se lufta mund të shtrihet edhe në vitin 2025 dhe mbështetja ndërkombëtare për të dyja palët do ta zgjasë luftën, pasi as Ukraina dhe as Rusia nuk mund të arrijnë përparime të mëdha dhe të shpallin fitore,” tha Gok për Newsweek. Një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se Rusia kishte humbur 87 për qind të forcave të saj para pushtimit, ose 315,000 trupa dhe me një mobilizim të ripërtërirë që pritet pas zgjedhjeve që tregon gatishmërinë e Putinit për të sakrifikuar popullin e tij.
Në dhjetor, ai miratoi shpenzimet që do të bëjnë që ushtria të marrë rreth 30 për qind të buxhetit total të Rusisë në vitin 2024. Nga ana tjetër Ukraina mund të mos ketë pasur përparime të rrufeshme në vitin 2023, por mund të tregojë disa përfitime këtë vit. Kievi ka rimarrë më shumë se gjysmën e tokës që Rusia kishte kapur që nga fillimi i luftës në shkurt 2022 dhe arriti të çlironte fshatra dhe qytete në jug dhe lindje. Pavarësisht se kryeministri hungarez Viktor Orban, aleati më i afërt i Putinit në BE, vendosi veton ndaj një pakete mbështetjeje prej 55 miliardë dollarësh nga Brukseli për Kievin në mes të dhjetorit, mbështetja nga aleatët e tjerë evropianë ka qenë e fortë.