Daniel Katana është i riu që bëri thirrje kundër qeverisë gjatë homazheve për viktimat e ‘21 Janarit’, i cili sipas informacioneve duket se është një person me probleme mendore, megjithatë po e marrin në pyetje dhe gjithashtu do ti kontrollohet telefoni për të parë kush qendron pas tij.

Katana dtl 20.05.2003 me banim ne Allias Tiranë , aktualisht është student në gjuhet e huaja per Anglisht. Raportohet se në provimet e maturës, ai ka kaluar depresion për notat që ka marrë.

Mësohet se ai kishte shkuar te ceromonia, pasi  donte qe ti thoshte kryeministrit qe ishte pa punë dhe nuk i kanë dhënë të drejtat në shkollë dhe në përgjithsi.

Nga intervistimi i riu shfaq shume probleme depresive dhe duket tip i mbyllur dhe jo social me shoqerinë e tij. Danieli është i biri i Ardian me profesion inxhinjer me origjinë nga Tropoja, nëna quhet Aishe me origjinë nga Saranda me profesion mësuese.

”Para incedentit kam qenë nga liqeni për të qetësuar mendjen. Jam simpatizant i PD dhe adhurues i Sali Berishës që e ndjek në protesta’’, është shprehur ai.