Nga data 23 janar deri më 16 shkurt, Afërdita do të qëndrojë në shenjën e Bricjapit, duke dhënë mundësi për ndryshime të favorshme në tre shenja.
Demi
Optimizëm, argëtim dhe humor pozitiv: Këto janë ato që ju ofron kjo periudhë. Ndiheni gati për të arritur çdo synim, ndërkohë që jeni më të guximshëm përballë rreziqeve dhe ndryshimeve. Koha që planeti juaj sundues do të qëndrojë në Bricjap është ideale për të hedhur hapin tjetër në një marrëdhënie ose diçka që e keni planifikuar prej kohësh. Në të njëjtën kohë, ju mund të pasuroni njohuritë dhe përvojat tuaja përmes udhëtimeve dhe aktiviteteve të reja.
Virgjëresha
Afërdita në Bricjap ju ndihmon të tregoni aftësitë tuaja dhe të bëni përshtypje. Edhe pse thoni se nuk ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, thellë në vetvete ju pëlqen kujdesi dhe komplimentet që merrni. Afërdita në Bricjap do t’ju ndihmojë të rifitoni vetëbesimin tuaj. Në punë do të merrni vlerësimin që meritoni, ndërkohë që hapin e parë nuk do të hezitoni ta hidhni me një person që ju intereson prej kohësh.
Bricjapi
Sharmi dhe bukuria juaj janë në kulmin e tyre këtë herë dhe arsyeja është vizita e Venusit në shenjën tuaj. Marrëdhëniet tuaja janë veçanërisht të favorizuara dhe do afroheni më shumë me të dashurit tuaj. Do të kuptoni që debatet nuk kanë asnjë kuptim dhe do i zgjidhni me qetësi dhe logjikë mosmarrëveshjet tuaja me të tjerët. Lëreni mënjanë egon dhe hapni mendjen pasi një partneritet i ri po vjen dhe do të jetë shumë i dobishëm për ju.