Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Japoni ka pwrcjellë paralajmërimet e autoriteteve japoneze, për mundësinë e një cunami në prefekturat Niigata, Toyama, Ishikawa.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook”, ambasada u bën thirrje shqiptarëve të cilët jetojnë në Japoni që të ndjekin me përpikmëri udhëzimet nga autoritetet lokale dhe nëse duhet të kontaktojnë institucion diplomatik shqiptar.

“Një tërmet i fuqishëm godet prefekturën Ishikaëa. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për prefekturat Niigata, Toyama, Ishikawa.
Ju lutemi ndiqni udhëzimet nga autoritetet lokale dhe njoftoni ambasadën në lidhje me situatën tuaj!