Me fillimin e sezonit të 3 të spektaklit televiziv “BBVA” kanë ardhur edhe reagime nga personazhe të njohura publik.
Këtë vit siç dihet tashmë prezantues do të jetë Ledion Liço dhe jo Arbana Osmani.
Kjo e fundit, ka postuar ditën e sotme në rrjetin social “Instagram” një shkrim ku i uron suksese stafit.
“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen. Shume suksese sonte mikut tim te vjeter Ledion Lico i dhe gocave te mia Lorina Mixha Kristina Mere, Petrina Gorica, you’ll do great, as always. E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua”, ka shkruar ajo.