Modelja dhe aktorja e OnlyFans është arrestuar në Poloni nën dyshimet për spiunazh.

Sipas mediave polake, 36-vjeçarja Daria Ostapenko dyshohet se ka qenë spiune e shërbimit sekret të Presidentit bjellorus Lukashenko.

Bashkëpunimi me shërbimin sekret bjellorus mendohet se ka zgjatur për 7 vite.

Ajo akuzohet se prezantohej si një aktiviste e opozitës pro-Perëndimore në Bjellorusi dhe që në fakt ka informuar KGB-në ruse për aktivistët pro-demokracisë të cilët janë larguar jashtë vendit, përfshirë Poloninë.

Presidenti i Bjellorusisë Lukashenko njihet për afërsinë e tij dhe lidhjet e ngushta që ka me Presidentin rus Vladimir Putin.

Daria Ostapenko punonte si modele në faqen e internetit OnlyFans ku ekspozonte foto nudo të saj kundrejt pagesave.

Ndërsa thuhet se më herët kishte punuar edhe si aktore pornografike me pseudonimin Rita Martin.

Daria Ostapenko ishte angazhuar si aktiviste e opozitës në diasporën bjelloruse në Poloni dhe fliste për nevojën që duhet të veprohet me vendosmëri për të përmbysur qeverinë e Lukashenkos në Bjellorusi. Kur në fakt aktiviteti i vërtetë i saj ishte spiune për shërbimin sekret bjellorus.