Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në segmentin rrugor Bogë-Theth kanë filluar reshjet e para të dëborës për këtë vit dhe temperatura shënon 3 °C.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e trupit të rrugës nga dëbora.

ARRSH njofton se, qarkullimi kryhet pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij segmenti me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.