Te Arsenali janë të bindur se skuadra ka nevojë për përforcime, sidomos në këtë pikë të sezonit. Gooners kanë piketuar Amadou Onana, një nga talentet më premtues të Evertonit, i cili ka përfunduar në radarët e londinezëve.
Onana, 16 paraqitje dhe një gol këtë sezon në Premier League, i blerë dy vite më parë nga Lille për 35 milionë euro, është shumë i pëlqyer nga “Topçinjtë”, për shkak të mënyrës së lojës së tij që përshtatet shumë me atë që aplikon trajneri Arteta.
Gjithsesi, operacioni nuk do të jetë i thjeshtë, duke qenë se vlera e tij në treg është rritur më tej, duke arritur në 45-50 milionë paund. Sigurisht jo pak, kjo është arsyeja pse mund të jetë një marrëveshje më shumë për verën sesa një akord që mund të kompletohet në afatin kalimtar të janarit.