Gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi për herë të parë në emisionin “Të Paekspozuarit” një shkresë sekrete që ish-kryetari i SHISH-it, Bahri Shaqiri i dërgon ish-ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj në shkurt 2007. Sipas shkresës së publikuar, thuhet se Beleri, kandidati i zgjedhur kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, ishte i dënuar dhe i shpallur në kërkim në vitin 2003 për thirrje nacionaliste gjatë zgjedhjeve të atij viti.

“Ne arritëm në një fushatë elektorale këtë radhë që z. Beleri e mbështetën Sali Berisha me pjesën dërrmuese të PD-së dhe Ilir Meta i Partisë së Lirisë, të dy ish-presidentë dhe ish-kryeministra. Është një raport sekret, një kopje e vetme ka qenë që shefi i shërbimit sekret në vitin 2007, Bahri Shaqiri, sot pjesë e Partisë së Lirisë, ia dërgon ministrit të jashtëm të asaj kohe, Besnik Mustafaj dhe kjo shkresë nuk është me sekret. Bëhet fjalë për zgjedhjet e shkurtit 2007 në Himarë.

Në këtë raport bëhet e qartë se z. Beleri është në kërkim se është i dënuar, është dënuar për zgjedhjet e vitit 2003, është arratisur nga Shqipëria. Është një shkresë e 5 shkurtit 2007. Titulli ose lënda është ekstremistë të organizatës “Omonia” kanë paralajmëruar incidente për trazira ditën e zgjedhjeve në Himarë. Dy janë personazhet që përbëjnë problem për këtë rast, që kanë mbledhur edhe fonde, kanë organizuar edhe njerëz. Njëri nga këta është Engjëll Kokaveshi, në oborrin e vilës së të cilit në Athinë, u gjetën armët e sulmit në Peshkëpi në 10 prill 1994. Personazhi tjetër është Beleri. Këto dy forca që e mbështetën në zgjedhje, atëherë paralajmëruan që kishim kujdes që mund të ndikojë në zgjedhje.

Aty thuhet saktësisht: Beleri thotë se Bollano mbajti premtimin që të ketë shkollë greke, prandaj duhet të jemi bllok për të mbrojtur votën tonë. Çfarë po ndodh tani me këtë procesin që po ndodh sot? Për zgjedhjet e 14 majit u arrestuan Pandeli Kokaveshi dhe Fredi Beleri që nuk vajti asnjë ditë se thanë se është e sëmurë, e liruan dhe sot nuk dihet ku është”-tha Hoxha, ndër të tjera.