AUSTRALI – Befasi e madhe në Autralian Open. Tensitja polake, Iga Swiatek, numër 1 në renditjen botërore, u eliminua në raundin e tretë të turneut, duke u befasuar nga çekja 19-vjeçare Linda Noskova, numër 50 në renditje, e cila fitoi 1-2 me sete, 3-6, 6-4 dhe 6-4.

Noskova ndërpret kështu serinë prej 18 fitoresh radhazi të Swiatek në 2 orë e 22 minuta lojë.

Kundërshtarja e radhës e 18-vjeçares do të jetë ukrainasja Elina Svitolina, e cila mundi zviceranen Viktorija Golubic me rezultatin 2-0 (6-2, 6-3).