Autoritetet kanë arrestuar kardiokirurgun e “Senatoriumit”, Dervish Hasi pasi ka patur marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare, ndërsa ka deklaruar se vajzën e kishte gruan e tij të katërt sipas fesë islame.
Avokati i tij, Roland Islami, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka treguar edhe se si janë njohur kardiokirurgu dhe vajza 14-vjeçare.
“14-vjeçarja ka pasur një të afërme të vetën në spital dhe atje i ka marrë numrin doktorit. Pas disa kohësh ka vazhduar t’i shkruante doktorit, i çonte zemra, kukulla duke përdorur ËhatsAppin e vetë. Doktori e ka refuzuar fillimisht. Ajo i ka shkruar. Dhe pastaj ka rënë duke krijuar një lidhje por gjithmonë pa asnjë trysni edhe me pëlqimin e prindërve. 1 vit komunikim me një femër, e sfidoj mashkullin më të mirë dhe të mos bjerë në këtë”, u shpreh avokati.
Avokati i Dervish Hasit insistoi në studion e Opinion se mjeku 42-vjeçar nuk ka bërë asnjë shkelje të Kodit Penal, por vetëm atë moral.