Një sukses që e mban larg zonës së rrezikshme.

Rayo Vallecano është një skuadër e vogël futbolli në Spanjë, dhe fakti që është në vendin e 11-të në La Liga duhet të cilësohet një arritje

Pjesë e kësaj “trimërie” është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, që luajti një rol të rëndësishëm në fitoren 2-0 në fushën e Getafe.

Mbrojtësi “Kuqezi” ishte titullar në një sfidë që Rayo e dominoi, ndonëse u ndihmua nga dy kartonë të kuq që morën vendait në fund të pjesës së parë dhe në nisje të së dytës.

Vetë Balliu ishte pranë golit, ndonëse gjuajtja e tij ndihmoi Sergio Camello-n që të shënonte rrjetën e parë.

Ai pati një tjetër mundësi për të krijuar gol, por u vonua, ndërsa luftoi fort.

Ky është sezoni i tij i tretë në skuadrën modeste madrilene, dhe mbetet njëri nga më të mirët.

Vallekano është e 11-ta me 23 pikë, jo larg vendit të tetë, 8 pikë mbi zonën e ftohtë që të rrezikon të zbresësh në kategorinë e dytë.