Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës fituan mundësinë që të udhëtojnë drejt zonës Schengen pa viza për qëndrime afatshkurtra.

Sot janë bërë tre ditë që nga dita që Kosova fitoi vizitën e lirë në shtetet e Bashkimit Evropian teksa vizitat e kosovarëve po janë të ndryshme, me disa prej tyre që kanë zgjedhur automjetet, autobusët por edhe aeroplanët për të udhëtuar. Ata kanë vendosur që të vizitojnë më të dashurit e tyre e po ashtu edhe disa vende të ndryshme.
Qytetarët për KosovaPress janë shprehur të lumtur për këtë mundësi që tashmë e ka Kosova. Veton Aliu tha se ndalimi i lëvizjes të lirë ka qenë padrejtësi, ndërkaq ai shtoi se jeta jashtë vendlindjes tënde është e vështirë.

“Edhe ne jemi të gjithë si Evropa edhe kjo ka qenë një padrejtësi e madhe që iu është bërë popullit. Tani çdokush mund të del dhe të provojë veten, t’ia jap vetes një shans edhe ata që janë jashtë, do të binden vet që nuk është krejt çka po mendojnë dhe çka po dëgjojnë sepse edhe atje nuk është jetë me lule por mirë është që nuk u ndamë, na kanë ndarë padrejtësisht aty po dihet edhe u erdh një fund”, tha ai.
Ndërkaq, kishte edhe shtetas të Kosovë të cilët jetojnë jashtë Kosovës. Besmir Gashi ishte ndër ta. Ai shtoi se dyert e shtëpisë së tij janë të hapura për ata që dëshirojnë ta vizitojnë.
Edhe Amir Istrefi u shpreh se me liberalizimin e vizave është një përparësi e madhe, përderisa ai ceku që në shtetet evropiane do të shkojë vetëm për vizita dhe jo që të jetojë apo të punojë.
“Jemi gëzuar të gjithë sepse është përparësi e madhe për ne që kemi të drejtë të shkojmë pa viza. Unë për vete nuk është që kam qenë marakli të dal jashtë shtetit, por vetëm për vizitë për dëshirë po, jo për punë dhe për të tjera….02:45 Jo sepse kur shkon njeriu për dëshirë nuk e shikon biletën edhe nuk e shikon çmimin sa është, shkon për dëshirë i përfundon punët e veta ose vizitën ku ka me bë edhe kthehet prapë”, tha ai.
Gjithashtu qytetari Mentor Haradinaj tregon se çmimet e biletave ka qenë të kushtueshme dhe se ai sapo ka filluar të vizitojë vende të ndryshme.