Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka inspektuar gjatë ditës së sotme Poligonin e Testimit Praktik për lejet e drejtimit.

Sipas ministres, Poligoni i Testimit Praktik për leje drejtimi dhe Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale është një hapsirë e re, investim i DPSHTRR, me kushte sigurie dhe transparencë të plotë.

Balluku tha se përmes kësaj qendre, ku do të kryhet testimi praktik i personave që duan të marrin lejen e drejtimit, u ka kursyer qytetarëve 500 milionë lekë, për shërbime dhe vizita mjekësore.

“Gjej rastin që të falenderoj tashmë kolegun tim, Blendi Gonxhe, që ka qenë iniciatori i të gjitha ndryshimeve në DPSHTRR. Diçka shumë e rëndësishme për qytetarët që janë drejtues automjetesh është vendimi për afat 15 vjeçar të pantentës. Pra tani patenta do të jetë e vlefshme deri më moshën 70-vjeç.