Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas tensioneve të krijuara në Komisionin e Mediave.

Bardhi thotë se kolegët e opozitës po përpiqen të krijojnë një normalitet të rremë në Kuvend, ndërsa nuk ka lënë pa shigjetuar as Lulzim Bashën.

Sipas tij, Basha po përdor si fasadë deputetet gra të PD-së, ndërkohë që vetë rri në shtëpi dhe kujdeset që të shtojë katet në kulla.

“Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama.

Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari.

Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij”, shkruan Bardhi.