Lulzim Basha pasi nuk shkoi në Kuvend për të votuar për arresitmin e Sali Berishës, sërish u shmang kur iu kërkua që të thyhej heshtjen e gjatë.

Basha siç duket po merr dhe pak kohë, por premton që së shpejti do flas për çdo temë, e specifikisht për Sali Berishën dhe veprimet e SPAK ndaj tij.

Kërkoi kohë për të folur për izolimin e Berishës, por në prani të mbështetësve të tij nuk e anashkaloi kur foli për gazetën e demokratëve, Rilindjen Demokratike që këtë 5 janar, ka 33-vjetorin e botimit të parë.

Lulzim Basha trokiti gotat me të ftuarit e tij, në festën traditë të demokratëve për RD-në, gazetës së parë pluraliste.

Sali Berisha i ndodhur, ndoshta në ditët e tij më të këqija, nuk mundi dot të festonte njësoj si Basha, për RD-në. Por i thirri mbështetësit e tij në rrugë, poshtë shtëpisë së tij, dhe u foli nga dritarja për përballje me Edi Ramën.