Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP 2 ka rrëfyer mes emocionesh se viti 2024 do të jetë shumë i rëndësishëm për të pasi do të bëhet për herë të parë baba.
I ftuar në emisionin “Më lër të flas” ai nuk tregoi për emrin që do t’i vendosin vajzës që pritet të vijë në jetë, por tha se sido që të quhet, ai do ta thërrasë atë “princesha e babit”.
“Ai fëmijë është i joni, por e ndjej se është edhe një pjese shumë të madhe të shqiptarëve se që prej fillimit. Unë e shikoj që kanë ardhur kohë të vështira, du me ia vën emrin skedinë që të mos e kapë kush kurrë. Ju keni për ta provuar edhe vetë, pjesa më e bukur në të gjithë këtë është që kur të thotë bashkëshortja, në këtë rast Kiara që thotë zemër si do ia vëmë emrin, të pyet kot, ajo e ka ndarë mendjen, gjoja kot ta dhashë një alternativë. Ju duhet të pyesni Kiarën, unë i kam thënë vetëm kaq, vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë, unë s’do e thërras kurrë në emër sido që t’ja vesh ti, ajo do të jetë gjithmonë princesha e babës, vija ti si të të vijë më mbarë”, tha Luiz Ejlli.