Bayern Munich po lëviz në merkato këtë janar dhe do të përpiqet të forcojë skuadrën në dispozicion të Thomas Tuchel me disa lëvizje të ardhshme. Ndër këta, një qendërmbrojtës dhe një nga emrat më të përfolur të momentit është Eric Dier i Tottenhamit, për të cilin foli edhe vetë drejtori sportiv i Bayern, Cristoph Freund:
“E njoh lojtarin, por nuk mund të them asgjë. Ne nuk spekulojmë. Fakti është se jemi në kontakt me disa lojtarë. Ne nuk kemi vendosur një afat kohor, merkato e janarit nuk është aq e lehtë. Sa më shpejt të arrijmë marrëveshjet, aq më mirë. Por duhet të jetë e drejtë për të gjitha palët, kjo është gjëja më e rëndësishme”.
Më pas në lidhje me blerje të tjera ‘alla Kane’: “Mendoj se Harry ka dëshmuar se vlen çdo qindarkë. Nëse gjithçka shkon mirë, nëse të gjithë janë të sigurt se transferimi mund t’i japë kaq shumë skuadrës, atëherë ndoshta do të ndodhë edhe një herë. Por nëse nuk funksionon aq mirë sa ajo e Harry-t, patjetër do të ketë kritika”.